Policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down, policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet të përbashkët me Hendikos, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara. Njësiti i sektorit policor zhvilloi një ngjarje të veçantë për të shënuar këtë ditë.
Gjatë aktivitetit, morën pjesë eprorë dhe disa zyrtarë policorë, të cilët udhëhoqën dhe mbikëqyrën disa fëmijë me Sindromën Down.
Fëmijët ishin të veshur me uniforma të policisë junior dhe u mbikëqyrën nga drejtoresha e Hendikos në Kaçanik.
Aktiviteti përfshiu një defilim të fëmijëve nëpër qytet, ku u shpërndanë fletushka informative për rregullat e trafikut dhe u realizua një kontroll i përbashkët i automjeteve në rrugë.
Kjo ngjarje theksoi rëndësinë e integrimit dhe mbështetjes së individëve me aftësi të kufizuara në shoqëri, të cilët gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me të gjithë të tjerët.

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron