Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, kanë konfirmuar vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait të tij Haxhi Thaçi.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, tha se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë.
“I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, tha zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle, për RTK.
Ai tha se kjo është vizita e katërt në paraburgim e z. Thaçi në Kosovë. “Deri më tani, katërmbëdhjetë vizita të tilla në Kosovë nga të paraburgosurit janë urdhëruar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara dhe të menaxhuara nga gjykata”, tha ai.
LEXO EDHE:
Hashim Thaçi sillet nga Haga në Kosovë, po dërgohet që ta vizitojë varrin e babait në Burojë
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...