Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin lotsjellës.
Në seancë është paraqitur vetëm e akuzuara Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se dëshiron mbrojtës sipas detyrës zyrtare.
Ndërsa në mungesë të të akuzuarve Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu gjyqtari i rastit, Bujar Ahmeti ndërpreu seancën e sotme dhe të njëjtën e caktoi për një datë tjetër, shkruan Betimi për Drejtësi.
Gjyqtari Ahmeti njoftoi se për të akuzuarin Lekaj dhe Baftiu, gjykata nuk ka dëshmi se të njëjtit e kanë pranuar ftesën e që sipas njoftimit të njëjtit janë shpërngulur nga adresa.
Ndërsa, për të akuzuarën Kadaj – Bujupi, gjykata ka dërguar ftesë të rregullt por e njëjta nuk i është përgjigjur kësaj ftese.
Po ashtu, gjyqtari Ahemti njoftoi palët se nga mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Musa Damati, përmes një parashtrese të dorëzuar kësaj gjykate, ka kërkuar nga gjykata shtyrjen e kësaj seance.
Ndryshe seanca e datës 21 nëntor 2025 kishte dështuar në mungesë të akuzuarve, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.
KQZ miraton ndryshimin e afatit, votimi me postë do të fillo...
Rinisin punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Rama: Ka pas veç v...
Osmani viziton bizneset në Anamoravë: Suksesi nuk vjen kurrë...
Gjukanoviq: Qarqe nga Beogradi u përpoqën të destabilizonin ...
Lushtaku i kërkon Kurtit të tërheq “deklaratën shpifëse” dhe...
Merkel merr Urdhrin Evropian të Meritës nga Parlamenti Evrop...