Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), që ka vazhduar pa paralajmërim dhe pa konsultime procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.
Sipas tyre, ky veprim ka shqetësuar bizneset, të cilat parashikojnë se do të ndikojë negativisht në prodhim, eksport, punësim dhe zhvillim ekonomik.
DhTIK i ka drejtuar një kërkesë kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, z. Ymer Fejzullahut, kërkesë për shtyrjen e këtij vendimi për të paktën një vit.
Ata kanë theksuar se nuk është momenti i duhur për një hap të tillë, duke pasur parasysh rritjen e mundshme të kostove të energjisë dhe pasigurinë që kjo do të krijojë për bizneset.
Reagimi i plotë:
Ne kemi pranuar telefonata dhe kërkesa me shkrim nga kompanitë tona anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh me këtë hap, andaj vlerësojmë se nuk është momenti i duhur që të ndodh një proces i tillë tani.
Hyrja në treg të lirë do të shkaktoj rritje të paparashikueshme të kostove të energjisë dhe do të sjellë sfida serioze për bizneset.
Aktualisht ZRRE ofron vetëm listën e furnizuesve të licencuar, por nuk ofron një platformë ku do të mund të krahasoheshin çmimet që këta furnizues i ofrojnë.
Gjithashtu, për momentin, ZRRE lejon instalimin e paneleve solare deri në 200 kë (d.m.th. një sistem që prodhon rrymë deri në 28000 euro në vit), në vend se ky kufizim të hiqet për bizneset e mëdha.
Sfidat tjera që e përcjellin këtë sektor janë:
Paqartësitë Rregullative – Mungesa e një kornize të qartë ligjore për vetë konsum dhe tarifat e shitjes së energjisë ka penguar rritjen e investimeve.
Kapaciteti i Kufizuar i Rrjetit – Rrjeti aktual nuk është gjithmonë i aftë të integrojë kapacitetet e reja të prodhimit diellor pa investime shtesë në infrastrukturë.
Mungesa e Stimulimeve të Qëndrueshme – Politikat e subvencionimit nuk janë afatgjata dhe ndryshojnë shpesh, duke krijuar pasiguri për investitorët.
Procedurat Burokratike – Procesi për marrjen e lejeve dhe licencave mbetet i ndërlikuar dhe i ngadaltë.
Gjithashtu, ne kemi pranuar numër të madh thirrjesh telefonike dhe e-maila nga bizneset, të cilat kanë shqetësime se kërkesa e KESCO-s për informacione specifike, po e shkelë ligjet, duke i ofruar kësaj kompanie private të dhëna financiare.
DhTIK kohë më parë, ka alarmuar se shtetet fqinje janë duke i targetuar bizneset tona, duke ju ofruar kushte shumë të favorshme për bartjen e prodhimit të tyre.
Përkundër që bizneset kanë qenë shumë të fokusuara në kontributin e tyre për të zhvilluar vendin, punësimin dhe rritjen e buxhetit të shtetit përmes taksave, vazhdimi qasjes së marrjes së vendimeve pa asnjë konsultim paraprak, rrezikon të shtyjë ato që të ikin përfundimisht nga Kosova./Arbresh.info
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...