Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka folur pas ndeshjes me Islandën, duke thënë se e kanë merituar fitoren.
Sipas tij ndeshja ka mundur të mbyllet më herët, ku vet portieri ishte shquar me shumë pritje ndaj Islandës.
“Mendoj se është kënaqësi t’i dërgojmë tifozët në shtëpi me buzëqeshje. Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët”.
“Por, jemi të lumtur me fitoren. Kemi luajtur mirë në përgjithësi dhe kjo është e rëndësishme”.
“Ajo që kemi treguar sot është se kemi skuadër që po zhvillohet shumë. Kemi mundësi të mira për të avancuar në Ligën B”, ka deklaruar portieri Muric.
Në fund, Kosova fitoi 2-1, duke mar një fitore të rëndësishme para ndeshjes kthyese që zhvillohet të dielën në Murica të Spanjës. /Telegrafi/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...