Përdoruesit e YouTube kanë raportuar probleme me cilësinë e riprodhimit të videove gjatë ditëve të fundit, pavarësisht platformës që po përdorin.
Edhe pse lidhja e internetit është e qëndrueshme, videot shpesh luhen automatikisht në rezolucion të ulët, si 144p ose 360p, ndërsa përpjekjet për të vendosur një cilësi më të lartë çojnë në ndërprerje dhe ngarkim të shpeshtë (buffering).
Ankesat kanë mbushur platforma si Reddit, ku përdoruesit thonë se ky problem është më i përhapur në televizorë inteligjentë, pajisje iOS dhe kompjuterë desktop. Ndërkohë, aplikacioni në telefonat dhe tabletët Android duket se funksionon pa probleme.
“Sa herë që hap një video ose YouTube Shorts, ajo luhet automatikisht në një cilësi shumë të ulët, si 144p, dhe mund të shoh vetëm pikselë. Mund ta ndryshoj rezolucionin, por kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë”, shkroi një përdorues i iOS-it në Reddit.
Madje, disa përdorues raportojnë se edhe pas përzgjedhjes manuale të një cilësie më të lartë, si 720p ose më shumë, videoja mbetet e bllokuar në 144p, duke e bërë atë të pamundshme për t’u parë.
Lajmi i mirë është se YouTube ka njohur ekzistencën e problemit dhe po punon për ta zgjidhur atë.
Në faqen zyrtare të mbështetjes, platforma njoftoi se “jemi të vetëdijshëm që disa prej jush po përjetojnë cilësi më të ulët të videove sesa zakonisht kur shikojnë video dhe Shorts në YouTube. Ne po e hetojmë problemin dhe po punojmë për një zgjidhje. Do të përditësojmë këtë temë sapo të kemi më shumë informacion. Faleminderit për durimin tuaj!”
Nëse edhe ju po përjetoni këtë problem, rekomandohet të ndiqni faqen zyrtare të mbështetjes për të marrë informacion mbi përditësimet dhe zgjidhjet e mundshme. /Telegrafi/
Gërvalla pret në takim ministrin irlandez Thomas Byrne – the...
Aksident trafiku në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, lënd...
Ndërhyrja serbe në Novi-Pazar, Kamberi thotë se u bë për t’i...
AKB: Edhe 6 muaj bizneset të të furnizohen me çmim të rregul...
Spiropali merr pjesë në konferencën botërore të kryeparlamen...
Përditësimi i fundit, kaq duhet të prisni për të hyrë dhe da...