Me afrimin e dimrit, shumë familje po e ndezin më shpesh ngrohjen. Në muajt e ftohtë, tharja e rrobave bëhet më e vështirë.
Për këtë arsye, shumë njerëz vendosin rrobat e lagura direkt mbi radiator për t’i tharë. Por ky zakon shfaq disa probleme. Jo vetëm që rrit rrezikun e mykut në shtëpi, por mund të shkaktojë edhe probleme me frymëmarrjen.
Sipas ekspertëve të Plumbworld, kur rrobat nxehen, lagështia që avullon rrit nivelin e lagështisë në shtëpi dhe krijon kondensim. Kjo e rrit rrezikun e mykut, sidomos në dhoma të vogla ose me ajrosje të dobët.
Lagështia e lartë mund të përkeqësojë alergjitë, dhe për ata që vuajnë nga astma ose probleme të tjera të frymëmarrjes, rreziku është edhe më i madh. Fëmijët dhe të moshuarit preken më lehtë nga këto ndryshime.
Përveç se e bën shtëpinë të ndjehet më e rënduar dhe e lagësht, tharja e rrobave mbi radiator është edhe më e kushtueshme. Rrobat e lagura bllokojnë nxehtësinë, duke e detyruar ngrohjen qendrore të punojë më shumë për të ngrohur dhomën — dhe kjo rrit faturat.
Ekspertët këshillojnë të përdoret një varëse rrobash e vendosur afër radiatorit, por jo mbi të. Po ashtu, rekomandohet të hapen dritaret rreth 10 minuta në ditë për të larguar lagështinë e tepërt.
Përdorimi i një avullthithësi (dehumidifier) në dhomën ku thahen rrobat është gjithashtu një ide shumë e mirë.
“Tharja e rrobave mbi radiator mund të duket e përshtatshme, por lagështia e tepërt dhe ulja e efikasitetit të ngrohjes e bëjnë këtë zakon të dëmshëm. Me disa ndryshime të thjeshta, njerëzit mund të mbrojnë shtëpinë, shëndetin dhe sistemin e ngrohjes”, shtuan ekspertët.
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan