Në kuadër të takimeve të vazhdueshme me institucionet shtetërore për liberalizimin e tregut të energjisë, Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka mbajtur dje një takim të rëndësishëm me Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.
“Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve për të lehtësuar proceset e kërkesave ligjore që bizneset duhet të ndjekin për t’u futur në tregun e hapur të energjisë. Po ashtu, u diskutua mbi procedurat dhe dokumentet që konsumatorët duhet të sigurojnë për të vazhduar furnizimin me energji në kuadër të shërbimit universal”, thuhet në njoftim.
Ky takim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të siguruar një kalim të qetë dhe të rregullt në tregun e hapur të energjisë, duke garantuar që të gjitha palët e përfshira të jenë të informuara dhe të përgatitura për ndryshimet që do të ndodhin./Arbresh.info/
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”