Një kapsulë Dragon e kompanisë “SpaceX” që mbante astronautët e NASA-s Sunita Williams dhe Barry “Butch” Wilmore, u lëshua në mënyrë të sigurt në brigjet e Floridës të martën pasi ata kaluan të bllokuar më shumë se nëntë muaj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), transmeton Anadolu.
Gjithashtu në bord ishin astronauti i NASA-s, Nick Hague dhe kozmonauti rus Aleksandr Gorbunov, të cilët u kthyen në Tokë së bashku me Williams dhe Wilmore pas qëndrimit të tyre të gjatë në orbitë.
NASA konfirmoi uljen e suksesshme, duke shënuar fundin e një misioni që zgjati shumë përtej afatit kohor të tij origjinal.
Katër astronautët filluan udhëtimin e tyre të shumëpritur për në shtëpi herët të martën, duke u shkëputur nga ISS-ja në orën 1:05 të mëngjesit me kohën lokale në bordin e kapsulës Dragon. Kthimi i tyre zgjati rreth 17 orë para se të arrinin në ujërat në brigjet e Floridës.
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...