Lautaro Martinez nuk do të jetë i gatshëm që të luajë në dy takimet që Argjentina zhvillon këto ditë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kombëtarja “Albiceleste” përballet me Uruguain dhe Brazilin, teksa ka marrë një lajm të keq ku përveç Mesit, argjentinasve tashmë do u mungojë edhe sulmuesi i Interit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata e cila ka njoftuar se Lautaro Martinez ishte lënë i lirë pasi nuk mund të aktivizohej në këto ndeshje si pasojë e dëmtimit të pësuar në pulpën e këmbës së majtë.
Tashmë ai do të kthehet në Itali për t’u vënë nën kontrollin e mjekëve të Interit, të cilët shpresojnë ta kenë sa më shpejt në dispozicion, duke pasur parasysh edhe problemet e sulmuesit tjetër Marcus Thuram, i cili po ashtu u largua nga kombëtarja franceze.
Argjentina ka fituar vetëm një nga 4 ndeshjet e fundit në kualifikuese, por është ajo e cila komandon e qetë grupin e Amerikës së Jugut me 25 pikë pas 12 ndeshjesh, pesë pikë më shumë se Uruguai i vendit të dytë./Arbresh.info
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...