Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim zëvendës komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën dhe zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – Lindje, nënkolonelin Evan Hessel.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë dhe për rritjen e bashkëpunimit.
“Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë në komunën tonë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit gjithashtu, shprehu mirënjohjen për donacionin e KFOR-it në krijimin e dhomave të posaçme për fëmijët në Stacionin e Policisë në Gjilan, një kontribut i rëndësishëm për mbështetjen e tyre.
Po ashtu është nënshkruar marrëveshja për pranim donacionin për dhomat mike për dhunën në familje dhe të mitur në mes zëvendëskomandantit të Komandës Regjionale – Lindje, nënkolonelin Evan Hessel dhe drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi.
Pas takimit janë përuruar edhe dhomat mike, investim nga KFOR-i për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.


Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...