Lionel Messi ka komentuar ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Argjentinës, në të cilat do të mungojë shkaku i një lëndimi.
Sulmuesi i Inter Miamit nuk u përfshi në skuadrën përfundimtare për kualifikueset e Botërorit 2026 kundër Uruguait dhe Brazilit.
Deri tek ky vendim i përzgjedhësit Lionel Scaloni erdhi pasi Messi ka një shqetësim të vogël që ia pamundëson të luajë dhe për këtë është i trishtuar.
“Jam i trishtuar që humbas këto ndeshje të rëndësishme kundër Uruguait dhe Brazilit”, ka thënë fillimisht Messi.
“Doja shumë të luaja, por një dëmtim i vogël do të thotë që më duhet të pushoj pak, kështu që nuk mund t’i bashkohem kombëtares dhe të jem aty”.
“Unë do të mbështes dhe brohoras nga këtu si çdo tifoz tjetër. Vamos, Argjentina”, ka përfunduar ylli argjentinas. /Telegrafi/
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend