Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Kështu, përgjatë ditës parashikohen kthjellime e alternime vranësirash kryesisht në relievet malore në juglindje të territorit.
Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën e parë të ditës kryesisht në zonën qendrore ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët , ku gjatë orëve të mesditës parashikohet ndërprerje graduale e tyre.
Era do të fryjë me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 16 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 17 °C
në zonat e ulëta 11 deri 19°C
dhe në bregdet 9 deri 20°C
/rtsh.al/
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...