Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se moslejimi nga Special që ish-presidenti Hashim Thaçi të marr pjesë në varrimin e babit të tij, është i padrejtë dhe i papranueshëm.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim, nuk është ligj, por arbitraritet, nuk është siguri, por çnjerëzi, përcjell Arbresh.info
LEXO EDHE:
Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait
Postimi i plotë:
Drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi!
Ka dhembje që nuk maten me ligje. Humbja e një prindi është një nga ato momente ku njeriu duhet të jetë i mbrojtur nga sistemi, jo viktimë e tij.
Në thelbin e çdo drejtësie të ndershme qëndron jo vetëm respektimi i ligjit, por edhe njohja e nevojave dhe të drejtave themelore të njeriut; e drejtës për t’u ndarë nga ai që të solli në jetë, për ta përshëndetur për herë të fundit, për të qëndruar pranë familjes në ditën më të rëndë.
Refuzimi i kërkesës së Presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është jo i drejtë dhe i papranueshëm.
Ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim. Nuk është ligj, por arbitraritet. Nuk është siguri, por çnjerëzi. Një
Gjykatë ku drejtësia harron njeriun është një Gjykatë që ka humbur rrugën e saj.
Drejtësia pa ndjeshmëri është vetëm një mekanizëm i ftohtë, i pajetë, që nuk shërben as qytetarin, as shoqërinë. Historia nuk do të harrojë.
E dhembshme dhe e papranueshme!/Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...