Aktorja dhe modelja e njohur, Sara Kolami ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj në Tiranë.
Në një festë të mirë organizuar, të pranishëm kanë qenë shumë fytyra të njohura publike si dhe ish-banorë të Big Brother Vip Kosova 3, shkruan Arbresh.info.
Personi që mori vëmendjen më të madhe nga kjo festë ka qenë edhe ish-banori i BBVK3, boksieri Drilon Rama.
Nga fotografitë dhe videot e publikuara, Sara dhe Driloni janë parë shpesh përkrahë njëri-tjetrit ndërsa ky i fundit i ka bërë një dedikim të veçantë modeles për ditëlindje në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen o zogu high class” ka shkruar Driloni krahas dy fotografive që ka postuar në Instagram.
Përveç afro 70 mijë pëlqimeve, në këtë postim nuk munguan as komentet e shumta për dyshen më të përfolur në mediat rozë.
Driloni dhe Sara janë komentuar shumë për një romancë të mundshme gjatë qëndrimit të dyshes brenda shtëpisë më të madhe në Kosovë.
Ndonëse brenda shtëpisë nuk ka ndodhur gjë, dyshja nuk ka pranuar të flasin rreth kësaj cështje pas daljes nga Big-u.
Megjithatë ata nuk po ndahen nga njëri-tjetri./Arbresh.info


Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...