SHBA intensifikon sulmet ajrore në Jemen, ndërsa grupi i rebeleve Houthi-t premtojnë hakmarrje në Detin e Kuq.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, duke shkaktuar 53 viktima, përfshirë pesë fëmijë, sipas burimeve të grupit. Sulmet goditën objektiva në zonat Al Jaouf dhe Hudaydah të hënën në mëngjes, ndërsa Komanda Qendrore Amerikane konfirmoi vazhdimin e operacioneve ushtarake.
Këto sulme pasuan një ofensivë të mëparshme të nisur të shtunën nga SHBA, e përshkruar si ‘vendimtare dhe e fuqishme’, në përpjekje për të ndalur sulmet Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq. Zyrtarët amerikanë pretendojnë se disa liderë kyç të Houthi-t janë eliminuar, megjithëse grupi nuk e ka konfirmuar këtë. Lideri i Houthi-ve, Abdul Malik al-Houthi, ka deklaruar se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet amerikane në Detin e Kuq për aq kohë sa SHBA do të vazhdojë sulmet kundër Jemenit. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë premtuar një fushatë të pandërprerë sulmesh derisa kërcënimi Houthi të neutralizohet.
Situata mbetet e tensionuar, me rebelët Houthi që e lidhin ofensivën e tyre me mbështetjen për Palestinën në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ndërsa SHBA-ja këmbëngul se veprimet e saj synojnë garantimin e sigurisë detare. OKB ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ndaljen e menjëhershme të operacioneve ushtarake.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës