Uashingtoni ndërkohë ka adresuar paralajmërime të qarta ndaj Iranit dhe Rusisë. Këto janë sulmet më të rënda ajrore nga ajri qëkurse ka nisur mandatin presidenti i SHBA-së Donald Trump: Gjendja në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzojë edhe më tej, pasi SHBA goditën nga ajri pozicionet e milicëve Houthi në Jemen.
Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Steve Hegseth, tha në Uashington, se sulmet e SHBA-së do të vazhdojnë derisa milicët Houthi të ndërpresin aksionet ushtarake kundër qarkullimit ndërkombëtar të anijeve.
Ky aksion shërben si paralajmërim për Iranin, që të heqë dorë nga mbështetja e këtij grupi milicësh. “Kjo do të vazhdojë edhe më tej për aq kohë sa ju të thoni: ‘Ne nuk do të pushojmë së qëlluari ndaj anijeve. Ne do të pushojmë së qëlluari ndaj institucioneve’”, tha Hegseth.
53 vetë janë vrarë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Houthi.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku