Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. Ai deklaroi se Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të humbë trenin për të hyrë në Bashkimin Evropian.
“Për herë të parë në eksperiencën time të drejtpërdrejtë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian është reale, e prekshme, konkrete dhe aktuale. Patjetër që asnjëherë nuk e kemi vënë në në dyshim, por besoj që nuk ka qenë asnjëherë e dyshuar as nga partnerët tanë evropianë që vendi ynë është në BE”, theksoi Rama.
“Ky është një nga ato momente kur treni i historisë kalon përpara nesh dhe kur ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe vetëdijësojmë këdo që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion, nuk rri aty pafundësisht, sepse e tillë është mënyra si zhvillohet historia dhe e tillë është mënyra se si në varësi nga lidershipi dhe kapaciteti i klasës politike, i forcës udhëheqëse të një vendi, vendi e kap trenin ose e humbet. Ne nuk mund ta humbim këtë tren, nuk duhet dhe nuk do të humbim këtë tren, duke parë të gjitha ndryshimet tektonike që sapo kanë filluar në mbarë botën ekzistenciale që ne të jemi brenda BE-së”, tha Rama.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...