Thomas Tuchel ka mbetur i detyruar që të bëjë një ndryshim të minutës së fundit në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.
Tuchel kishte njoftuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar mëngjesin e së premtes, aty ku kishte bërë disa përzgjedhje që kishin befasuar tifozët.
Tekniku gjerman kishte vendosur t’i çojë ftesën kapitenit të Ajaxit, Jordan Henderson dhe Marcus Rashford.
Megjithatë, ai tani është detyruar të bëjë një ndryshim të pa planifikuar në ekipin e tij dhe lojtari që ka ftuar padyshim se do t’i gëzojë tifozët e ‘Tre Luanëve’.
Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer u detyrua të tërhiqet nga grumbullimi pasi duhet t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore për shkak të një lëndimi muskular.
Zëvendësimi i tij do të jetë Morgan Gibbs-White i cili këtë sezon po shkëlqen me Nottingham Forest dhe shumë tifozë kishin besuar se ai duhej ta merrte ftesën qysh në fillim.
“Morgan Gibbs-White është shtuar në ekipin e Anglisë. Mesfushori i Nottingham Forest tani do të raportojë në St George’s Park së bashku me pjesën tjetër të ‘Tre Luanëve’ për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Shqipërisë dhe Letonisë”, thuhej në njoftimin e Anglisë./Telegrafi/
Tifozi xhamajkan eskaloi pasi Messi shënoi kundër ekipit të tijZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qindIsh-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herëEgla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mas…Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8
Kombëtarja e Anglisë
Morgan Gibbs-White
Thomas TuchelThomas Tuchel është gjerman i lindur më 29 gusht të vitit 1973.
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...