Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot do ta pres në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Zyra e Kryeministrit njofton se pas takimit me Kurtin, Sorenson do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton Arbresh.info.
Siç thuhet në komunikatën për media, takimi Kurti-Sorenson do të filloj nga ora 10:30 në ndërtesën e Qeverisë.
Po ashtu, emisari i BE-së për dialogun e Kosovës me Serbinë, do të pritet në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me fillim nga ora 09:30./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...