Është rikthyer te goli mesfushori dhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi i cili tani është pjesë e ekipit të Bodrumspor në Superligën turke, njofton Telegrafi.
Bardhi arriti që të shënon në minutën e 63-të, kur dyfishoi shifrat për skuadrën e tij në udhëtimin te Rizespor. Kujtojmë se ky është goli i parë i Enis Bardhit me skuadrën e Bodrumspor, te cili ekip erdhi pas transferimit nga Trabzonspori
Skuadra e Bodrumspor, ku luajnë edhe disa futbollistë të tjerë shqiptar, të kombëtares kuqezi si Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti është në zonën e rrezikut për të mbijetuar në elitën e kampionatit turk. Bodrumspor është në pozitën e 15 me 30 pikë. /Telegrafi/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro