Autoritetet zgjedhore në Rumani i mundësuan udhëheqësit të një partie ultranacionaliste të garojë në zgjedhjet presidenciale të vendit, që do te mbahen në muajin maj.
Vendimi u mor disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi masën që i ndalon populistit të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhje.
Bordi Qendror Zgjedhor e miratoi kandidaturën e George Simionit, udhëheqës i Aleancës për Unitetin e Rumunëve (AUR) dhe aleat i Georgescut, më 15 mars – një ditë pasi Simion paraqiti kërkesën e tij për regjistrim si kandidat.
Simion dhe Anamaria Gavrila, udhëheqëse e Partisë së të Rinjve (POT) të ekstremit të djathtë dhe ish-anëtare e AUR-së, thanë në fillim të kësaj jave se do të përpiqen të hyjnë në garë dhe nëse të dyve u mundësohet, njëri do të tërhiqet.
Gavrila pritej ta dorëzonte aplikimin e saj më 15 mars, kur ishte edhe afati i fundit për ta bërë këtë.
Po këtë ditë, Bordi Qendror Zgjedhor e refuzoi kandidaturën e një tjetër politikaneje të së djathtës ekstreme, kryetares së partisë SOS Rumania, Diana Sosoaca, dhe miratoi kandidaturën e politikanes së qendrës pro-evropiane, Elena Lasconi.
Sosoaca ishte refuzuar edhe kur zgjedhjet u mbajtën në nëntor.
Georgescu, i cili është kritik ndaj NATO-s dhe kundërshton mbështetjen rumune për Ukrainën, ishte fituesi surprizë i më shumë votave në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 nëntor. Simion u rendit i katërti.
Pas atyre zgjedhjeve, inteligjenca rumune tha se aktorë të huaj, me shumë gjasa nga Rusia, kishin manipuluar platformat e mediave sociale, veçanërisht TikTok-un, në favor të Georgescut.
Më 6 dhjetor – derisa pritej balotazhi mes Georgescut dhe Lasconit – Gjykata Kushtetuese i anuloi zgjedhjet presidenciale.
Më pas, ato u caktuan për datën 4 maj, ndërsa balotazhi – nëse do të jetë i nevojshëm – do të mbahet më 18 maj./rel
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...