Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me ftesë të shoqatës ESNAF, mori sonte pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga ta në Komunën e Prizrenit.
Me këtë rast kryeministri Kurti tha se në muajin e shenjtë të Ramazanit i theksojmë vlerat shpirtërore, e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin dhe me besimin në zemër afirmojmë bashkësinë, dashurinë dhe bereqetin.
Kryeministri foli edhe për shoqatën ESNAF duke thënë se kjo shoqatë ka hyrë tashmë në dekadën e katërt të jetës ekonomike e të funksionimit të saj duke vendosur një traditë shembullore të bashkëpunimit ndërmjet zejtarëve dhe biznesmenëve, ashtu që prodhimet e punimet, shërbimet e mallrat për të gjithë qytetarët të jenë edhe cilësore, edhe të mira e të bukura, edhe me çmime të përballueshme.
“Jemi takuar shumë herë bashkë, por mezi pres që të takohemi edhe atëherë kur do të vendoset gurthemeli i objektit të ri të selisë së shoqatës ESNAF por që sa më shpejt edhe ta kemi atë objekt të përfunduar, i cili do të kushtojë rreth 378 mijë euro dhe i gjithi është investim i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Duke shprehur përkrahjen e Qeverisë për një ekonomi që po rritet, kryeministri theksoi se dëshiron që sa më shpejtë edhe Prizreni ta ketë një zonë industriale.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri duke rikujtuar që me sonte hymë në gjysmën e dytë të muajit të shenjtë të Ramazanit, u dëshiroi agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.
“Le të jemi të përkushtuar për paqe e për mbarësi. Zoti ju dhashë forcë e shpresë e mirëqenie bashkë juve me familjet tuaja e me miqtë e dashamirët tuaj e mbarë popullin tonë”, tha ai./Arbresh.info

Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...