Pas më shumë se një muaji Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 396,787 vota (42.30%), e ndjekur nga PDK me 196,474 vota (20.95%), LDK me 171,357 vota (19.27%) dhe koalicioni AAK-Nisma me 66,256 vota (7.06%).
Asnjëra parti nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.
Përfaqësimi në Kuvend do të jetë si vijon: VV – 48 deputetë PDK – 24 deputetë LDK – 20 deputetë Lista Serbe – 9 deputetë AAK-Nisma – 8 deputetë
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi i numërimit ka qenë transparent.
Ai ka thënë se institucionet kanë filluar hetimet për vonesat që kanë përcjellë procesin e shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.
Pjesëmarrja në votime ishte 46.54%./Arbresh.info/
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...