Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër, aty ku pritet të bëhet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi , që tha se kjo do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e thirrur për të shtunën.
“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi për Arbresh.info.
Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...