Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic.
Në këtë takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit rajonal dhe Procesit të Berlinit, Agjenda e Gjelbër, ajo e roamingut dhe lehtësimit të komunikimit, si dhe për mekanizmat e bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të integrimit të rajonit.
Në njodtimin e Kuventit thuhet se Konjufca theksoi se Republika e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe promovimit të tij, e njëherazi vijon ta mbështesë RCC-në në synimet e saj, të cilat i ndajmë bashkërisht.
Duke e falënderuar për vizitën e tij, kryetari Konjufca e uroi sekretarin Amer Kapetanovic për detyrën e tij të re. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën nevojën për takime sa më të shumta, në kuadër të angazhimit të përbashkët që synon arritje prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë./Arbresh.info

PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë