Një 23-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Domoroc, në Komunën e Ranillugut.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Dy pasagjeret në veturë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit.
“Ju informojmë se rrethe orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë , ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...