Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit në zonën malore të fshatit Labovë e Madhe, janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit.
Pas një telefonate për ndihmë rreth orës 21:00, shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” arritën të lokalizojnë turistët, të cilët kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë për shkak të errësirës, shkruan Euronews.al.
Pas ndërhyrjes së policisë, dy turistët u transportuan në automjetin e tyre në fshatin Labovë e Madhe, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë shprehur mirënjohjen e tyre për ndihmën e shpejtë.
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë