Transportuesit e Komunës së Podujevës kanë qëndruar tërë natës para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste pas vendimit për t’i ndaluar ata hyrjen në kryeqytet pa asnjë njoftim paraprak.
E qëndrimi i tyre aty nuk ishte pa pasoja, pasi zyrtarët policorë u kanë shqiptuar gjoba.
Policia e Kosovës përmes një aksioni ka gjobitur operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë të cilët nga dita e djeshme janë parkuar para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste.
Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë në grevë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë që përdorin këto linja çdo ditë.
Shkak për grevën është vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së autobusëve në vendin ku zakonisht stacionohen autobusët nga Podujeva.
Përfaqësuesit e kompanive të linjës së autobusëve nga Podujeva e kanë cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe kanë akuzuar Komunën e Prishtinës për hakmarrje./rtk
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e...