Gjatë vizitës së tij në Ankara, kryeministri polak Donald Tusk i bëri thirrje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që të marrë një rol udhëheqës në sigurimin e stabilitetit rajonal, duke theksuar se Turqia mund të luajë një rol vendimtar në zgjidhjen e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në përgjigje, Erdoğan e vlerësoi miratimin e armëpushimit nga Ukraina si një “hap pozitiv” dhe shprehu shpresën se Moska do të reagojë. Ai gjithashtu përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të lehtësuar negociatat nëse të dyja palët janë të gatshme të kthehen në tryezën e bisedimeve. Erdoğan është i ftuar të vizitojë Poloninë në prill.
Ndërkohë, pas bisedimeve tetë orëshe mes SHBA-së dhe Ukrainës në qytetin saudit të Xhedah, administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi se do të heqë pezullimin e ndihmës ushtarake dhe do të fillojë ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Ukrainën. Kjo ndodhi pasi Kievi pranoi propozimin amerikan për një armëpushim 30 ditor me Rusinë, propozim që tani duhet të miratohet nga Kremlini. Ndërkohë, banorët e Moskës dhe Kievit kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me këtë propozim dhe ndikimin e tij.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se ka pasur kontakte me Moskën dhe se propozimi për armëpushimin 30 ditor do t’i dërgohet Kremlinit për shqyrtim./abcnews/
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...