Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka deklaruar se i dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff do të udhëtojë për në Moskë këtë javë për bisedime rreth armëpushimit në Ukrainë.
“Witkoff do të udhëtojë për në Moskë më vonë gjatë javës”, ka deklaruar Leavitt, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se negociatorët e SHBA-së “janë duke shkuar në Rusi”.
Takimet pritet të zhvillohen për të negociuar rreth armëpushimit 30-ditor në luftën pushtuese në Ukrainë, pasi ditë më parë, presidenti ukrainas Zelensky e ka pranuar planin për armëpushim 30-ditor./abcnews/
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...