Dortmund ka arritur të shënoj një fitore të madhe në udhëtim tek Lille duke eliminuar skuadrën franceze.
Gjermanët triumfuan me rezultat 1-2, shkruan Arbresh.info.
Ani pse Lille e nisi mirë takimin duke shënuar në minutën e pestë me Jonathan Davidit, nuk ia arriti ta mbajë këtë avantazh.
Pjesa e dytë ishte fatale për francezët të cilët ishin pa yllin kosovar, Edon Zhegrova.
Fillimisht Emre Can barazoi në minutën e 54-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Kurse 11 minuta më vonë, Beier shënoi golin e avantazhit për verdhezinjtë.
Deri në fund gola tjera nuk pati dhe kështu Dortmundi triumfoi dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Kovacit fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga dy ndeshjet dhe do të takohen me Barcelonën në çerekfinale./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira