Lille ka shkuar në avantazh prej 1-0 në pjesën e parë ndaj Dortmundit, sfidë kjo që po zhvillohet në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Goli erdhi pas vetëm pesë minutash lojë nga Jonathan David, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte goli i tij i shtatë në Ligë të Kampionëve.
Pasi pësuan gol gjermanët u sulën në sulm për të gjetur golin e barazimit, mirëpo pa ia arritur dot në 45 minutëshin e parë.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 1-1. Me rezultatin aktual Lille, kalon në çerekfinale ku e pret Barcelona.
Kujtojmë se ylli i Kosovës, Edon Zhegrova nuk është duke luajtur për shkak të një lëndimi të pësuar në muajin dhjetor./Arbresh.info
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...