Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme.
Ishte një proces maratonë ai i masës ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dje i cili mbas shtatë orë e 30 minuta u mbyll pa vendimmarrje.
Gjate seancës me dyer të mbyllura të kryesuar nga Engert Pëllumbi avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e klientit të tyre nën arrest në burg prej 10 shkurtit. Por prokurorët e posaçëm të dosjes kanë paraqitur prova të reja, çka e detyroi gjyqtarin e posaçëm të shtyjë vendimmarrjen për sot për t’i lënë kohë mbrojtjes të njihen me to
Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat.
Por prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe prej arrestimit këto akuza i ka mohuar
Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore . Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar ne ligj. heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë që po hetohen në gjendje të lirë. Edhe për ta gjykata do shprehet këtë të mërkurë
Sot në Gjykatë u rikthyer edhe Ajola Xoxa e cila kundërshton në apel sekuestrimin e dy llogarive bankare, një gjykim qe u shty mbasi SPAK paraqiti prova shtesë./Top Channel/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...