Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) Gjeneral Christopher Donahue vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u prit në takim nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Fillimisht Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin Donahue mbi të arriturat e FSK-së, situatën aktuale dhe planifikimet për të ardhmen, transmeton Arbresh.info.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjatë takimit u diskutua në përgjithësi mbi sfidat globale të sigurisë dhe në veçanti mbi sfidat rajonale.
“Ndërsa Gjeneral Donahue e përgëzoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e treguar gjatë proceseve dhe sfidave të ndryshme në të cilat ka kaluar Republika e Kosovës në përgjithësi dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veçanti. Gjithashtu Gjeneral Donahue konfirmoi mbështetjen e tij për rrugëtimin e përbashkët drejt arritjes së objektivave strategjike. Në fund të dy gjeneralët diskutuan për investimet në projektet e përbashkëta me interes reciprok të ushtrisë Amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë rajonale dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.
Ky takim konfirmon edhe një herë partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë./Arbresh.info
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri