Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili të hënën tha se “LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa postin e kryeministrit”.
Në një postim në Facebook, Çeku e kritikoi Abdixhikun se s’po i mban fjalët, duke shtuar se “është që z.Abdixhiku të na tregojë për cilat fjalë ta mbajmë”.
Ai ka shkruar se si Abdixhiku do të jetë kryeministër “kur fituesi është trefish larg teje”.
“Cilin Lumir të mbajmë për fjale? Atë që thotë se LDK s’ka fituar dhe se ky nuk është rezultat ndryshimi, apo Lumirin tjetër, i cili thotë që s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit? Po tash, si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje? Kjo i bie të bëhesh kryeministër me çdo kusht. Ky është standardi i mashtrimit që e kemi parë në të kaluarën. Deri tash, të vetmet fjalë që i ka mbajtur janë ato për sa vota janë në kutitë e votimit me postë. Aty e ka ditur ende pa filluar numërimi”, tha ministri./Arbresh.info
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...