Një aksident tragjik ka ndodhur në veri të Baden-Württembergut, ku një tramvaj ka përplasur një kamion ngarkuar me mallra të rrezikshme. Pas aksidentit, kamioni ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar një skenë të tmerrshme, raportojnë mediat gjermane.
Tre persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, përfshirë shoferin e kamionit që ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital.
Automjetet dhe tramvaji janë shkatërruar plotësisht. Aksidenti ka lënë pas një kamion të shkrumbuar dhe mbetjet e tramvajit. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.
Tragjedia ka ndodhur pranë një kalimi hekurudhor pa pengesa, në veri të Karlsruhe.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës