Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si akt të rëndë për fjalën e lirë mbylljen e aksesit në platformën TikTok.
Gjatë një bisede me një tiktoker nga Kosova, Burim Pacollin, Berisha tha se kjo dëshmon se Shqipëria nuk është një vend i lirë.
“Një akt jashtëzakonisht i rëndë për fjalën e lirë, është akt censure. Dëshmon që Shqipëria nuk është vend i lirë, është narko diktaturë. Aty ku ekziston censura, ekziston diktatura. E kam thënë dhe e them dhe e përsëris shumë herë”, tha Berisha.
Sipas Berishës qeveria “nuk duron kritikat në TikTok dhe bllokon një platformë që sot, sidomos për të rinjtë por për të gjithë, është nga më komodet për komunikim”.
Berisha tha se nuk është bërë asnjë konsultim për mbylljen e TikTok.
“Është akt i mirëfilltë censure elektorale”, tha Berisha.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...