Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se prania e tij në Prishtinë është një dëshmi e përkushtimit të NATO-s për siguri afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin e rajonit.
Rutte shprehu se diskutimi me Presidenten Osmani ishte shumë i frytshëm, sidomos për sa i përket situatës së sigurisë në Kosovë.
Ai shtoi se një Ballkan Perëndimor më i sigurt nënkupton një zonë më të sigurt për të gjithë aleatët e NATO-s.
“Duhet ta keni të qartë se çka keni para nesh, dekada të stërzgjatura të ndërtimit të paqes nuk mund të lihen anash. Jemi plotësisht gati për t’iu përgjigjur çfarëdo lloj zhvillimi të sigurisë dhe në këtë kuptim shpresojmë të kemi një bashkëpunim edhe më të thellë në mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, kjo është shumë me rëndësi për ne”, tha Rutte./Arbresh.info
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...