Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu u ka bërë apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre fushore dhe malore, sepse në të kundërtën, do të veproj me forcën e ligjit për të gjithë zjarrvënësit.
Ky apel i Aliut vjen pas një numri alarmues të zjarreve që kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Ditëve të fundit, ka një shtim shqetësues të vatrave të zjarrit, të qëllimshme e të shkaktuara nga faktori njeri, të cilat si të tilla paraqesin veprime të kundërligjshme, dëme të pariparueshme për natyrën e pasoja të rrezikshme për të gjithë, veçanërisht banorët e zonave përskaj tyre”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.
“Apeloj që të bëhet kujdes i shtuar, të mos ndezen zjarre fushore e malore, në të kundërtën do të veprojmë me forcën e ligjit, për të gjithë zjarrvënësit që po rrezikojnë jetën e pasurinë e qytetarëve si dhe po shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme në natyrën tonë të mrekullueshme”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...