Katër persona janë lënduar si pasojë e një askidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” përkatësisht në drejtimin Suharekë – Duhel.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili tha se në aksident janë përfshirë 2 automjete.
“Sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve: 1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje për te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit”, deklaroi Hoxha.
Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë.
-Respektoni shpejtësinë e lejuar;
-Mbani distancën e sigurisë;
-Mos drejtoni automjetin nën ndikimin e alkoolit apo lodhjes;
-Përdorni rripat e sigurisë;
-Mos përdorni telefonin gjate vozitjes./Arbresh.info/
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu