Liqeni i Badovcit është rrethuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se është vendosur një mjet shpërthyes.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afërsi të liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimtë shpërthyese.
“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afërsi te liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimtë shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual”, tha Bortovci.
Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore.
Aktualisht policia po vijon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./Arbresh.info/
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran