Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se monumenti i Gjergj Kastriot – Skënderbeut do të vendoset në kryeqytetin francez, Paris.
Ai ka thënë se kjo është arsyeja e mbulimit të monumentit në Tiranë.
“Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Paris”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai më tej ka thënë se kjo po ndodh pas diplomacisë së gjatë.
“Pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij”, vazhdoi Rama.
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...