Manaj zgjohet pasi ra pa ndjenja në fushë, habit mjekët me deklaratën e tij

18:32 | 9 Mars 2025
D.H

Rey Manaj ka qenë protagonist i një incidenti të frikshëm në ndeshjen që Sivaspor luajti ndaj Goztepe në kampionatin turk.

Ai pasi pësoi goditje në kokë u dërgua urgjentisht me ambulancë për të iu nënshtruar vizitave të mëtejshme mjekësore në spital.

Stafi mjekësor i Sivasspor ndërhyri menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë në vend. Më pas, futbollisti shqiptar u transportua me ambulancë për në spital, ku iu nënshtrua kontrollave dhe vizitave të nevojshme.

Sipas informacionit të fundit, gjendja e Manajt është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat turke raportojnë se fjalët e para të Manajt pas ngjarjes kanë habitur mjekët. Sipas burimeve, sulmuesi ka pyetur menjëherë; “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?” – një frazë që ka dëshmuar dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, duke treguar edhe njëherë angazhimin dhe pasionin e tij për futbollin.

Mbetet të shihet koha e rikuperimit të Manajt.

Padyshim ky është një lajm i keq edhe për kombëtaren shqiptare i cila me shumë gjasë nuk do të mund të llogarit në shërbimet e futbollistit për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale