Zyrtarët e zyrës kryesore doganore në Dortmund kanë kapur dy punëtorë të paligjshëm në një hotel-restorant në Netphen. Dogana kishte marrë një njoftim përkatës.
Një grua (me shtetësi kosovare) u arratis nga kuzhina dhe tentoi t’i shmangej kontrollit, por u kap nga doganierët.
Kur u kontrolluan të dhënat e saj personale, rezultoi se kosovarja nuk kishte të drejtë të punonte. Duke u marrë në punë në mënyrë të paligjshme, ajo ka humbur kështu edhe të drejtën e qëndrimit.
E njëjta gjë vlen edhe për një shtetas tjetër kosovar, i cili po ashtu ishte i punësuar në kuzhinë. Pasaportat e tyre u konfiskuan dhe iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit. Dy kosovarët tani duhet të largohen nga vendi brenda një afati të shkurtër, thuhet në komunikatën e zyrës kryesore doganore, transmeton albinfo.ch.
Punësimi i paligjshëm: ekziston rreziku i gjobës deri në 500.000 euro
“Rrethana të tilla mund të rezultojnë në një gjobë të madhe, shkruan wp.de. Punësimi i paligjshëm i të huajve mund të dënohet me gjobë deri në 500 mijë euro”, shpjegon zëdhënësja e shtypit e zyrës kryesore doganore në Dortmund, Andrea Münch.
Duke qenë se dy punonjësit nuk ishin të regjistruar në sigurimet shoqërore, edhe punëdhënësi përballet me procedim penal.
“Kontrollet e paparalajmëruara duhet të priten në çdo kohë, sidomos në sektorët që janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj punës së padeklaruar dhe shkeljes së rregullave për pagën minimale”, shton zëdhënësja.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...