Kina ka njoftuar të shtunën se ka vendosur “tarifa hakmarrëse” ndaj disa importeve bujqësore dhe ushqimore kanadeze, pasi Kanadaja në tetor të vitit të kaluar ka vendosur taksa në makinat elektrike kineze dhe në produktet e çelikut dhe aluminit, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 20 mars, sipas deklaratës nga Komisioni i Tarifave Doganore të Këshillit Shtetëror kinez.
Tarifa 100% do t’i vendosen vajit bimor kanadez, të mbeturat pas përpunimit të vajit dhe bizelet, dhe 25% tarifa shtesë në produktet e mishit të derrit dhe produkteve ujore.
Tensionet globale me tarifa janë të larta, veçanërisht pas ardhjes në pushtet të Donald Trumpit në SHBA.
Tarifat erdhën si hakmarrje për tarifat e vendosura nga Ottawa ndaj importeve kineze në tetor të vitit të kaluar, që përfshinin 100% taks në të gjitha veturat elektrike të prodhuara në Kinë dhe 25% taksa në importet e aluminit.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë