Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, festohet sot në mbarë botën, duke nderuar dhe respektuar rolin e jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri.
Përveçse është një ditë e festuar, është edhe një mundësi për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj grave, të cilat sot marrin dhurata dhe përgëzime nga fëmijët, bashkëshortët dhe njerëzit e dashur.
Mediumi Arbresh.info ka dal në sheshet e kryeqytetit për të marrë një urim nga qytetarët për këtë festë.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka uruar 8 Marsin të gjitha grave, ai thotë se gratë duhet të barazohen në politikë e biznes.
“Festa e 8 Marsit është festuar në vendet e kombit socialist, si ditë e veçantë e grave dhe tani dita e grave është çdo ditë sepse fuqia e gruas në çdo aspekt është rrit në Kosovës por edhe në të gjithë botën trendët janë që gratë të barazohen edhe në politikë edhe në biznese. Fatkeqësisht gruan nuk e kam këtu dhe kam mbetur pa i blerë asgjë, por kur të kthehet besoj që do ta gjejë një dhuratë në shtëpi”, tha Haliti.
Një qytetare për Arbresh.info uron të gjitha gratë për këtë festë, duke theksuar se ato nuk duhet të dorëzohen kurrë, sepse, sipas saj, dorëzimi është i trishtueshëm
“Duke qenë se festa e 8 Marsit njihet që sa kohë vazhdimisht gratë kanë bërë luftë që të arrijnë dhe që fatkeqësisht më pak pengesa, por prapë se prapë po arrijnë. Unë ju urojë të gjitha gratë, nënat, vajzat e reja për këtë festë dhe uroj që të gjitha ti marrin shembull gratë që janë në vendimmarrje, të mos dorëzohen kurrë sepse dorëzimi është i trishtueshëm, kështu që urime të gjithave dhe urojë që vitin tjetër ta presim me më shumë suksese dhe me më pak ankesa”, tha ajo.
Ndryshe, Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju York. Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...