Administrata Tatimore e Kosovës, ka publikuar të dhënat e hyrjeve tatimore për vitin 2025.
Të dhënat statistikore për dy muajt e parë të vitit 2025 tregojnë se gjithsejtë janë mbledhur 184.3 milionë euro tatime, që në krahasim me janar-shkurt nga vitit 2024 janë 7.2 % më shumë, apo 12.3 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
“ATK në muajt në vijim sigurisht që do të vazhdoj me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit. Do të vazhdohet gjithashtu me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes”, thuhet tutje në njoftimin e ATK-së.
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...