Një delegacion i nivelit të lartë të Hamasit është në Egjipt për të avancuar përpjekjet për të zgjatur armëpushimin e brishtë në Gaza.
Bisedimet synojnë të diskutojnë fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës midis Izraelit dhe Hamasit, tha autoriteti egjiptian i informacionit.
Gjatë bisedimeve me ndërmjetësit egjiptianë, negociatorët e Hamasit do të kërkojnë që Izraeli “të zbatojë marrëveshjen, të fillojë negociatat për fazën e dytë dhe të hapë pikat kufitare për të lejuar ndihmën humanitare në Rripin e Gazës”, tha një zyrtar i Hamasit për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai tha se kërkesat e Hamasit për fazën e dytë përfshijnë tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, fundin e bllokadës, rindërtimin e territorit dhe mbështetjen financiare bazuar në vendimet e samitit arab të kësaj jave në Kajro.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës