Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerreau ka vizituar Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku është takuar me ministrin Nenad Rashiq.
Në takim u diskutua për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ambasadori Guerreau e përgëzoi ministrin Rashiq për angazhimin e tij të mëparshëm në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë.
“Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Ambasadës Franceze në Kosovë dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ku të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të projekteve të përbashkëta. Diskutimi u fokusua në mundësitë për përmirësimin e kushteve të jetesës së të kthyerve dhe pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë përmes fuqizimit ekonomik. U theksua nevoja për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të fortë dhe stabile, e cila si një nga prioritetet e saj do ta ketë zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të lidhura përmes dialogut të Brukselit dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ministri Rashiq dhe ambasadori Guerreau ranë dakord se bashkëpunimi i vazhdueshëm konstruktiv është thelbësor për kthimet e qëndrueshme dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë./rtk/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...